Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEMBZHR këshilla fermerëve për ruajtjen e prodhimeve bujqësore në fushë dhe në...

MBZHR këshilla fermerëve për ruajtjen e prodhimeve bujqësore në fushë dhe në serra

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi sot disa këshilla për fërmerët, për ruajtjen e prodhimeve bujqësore në fushë dhe në serra nga kushtet e motit me reshje . MBZHR bëri të ditur se fermerët duhet të pastrojnë kanalet kulluese pranë tokave për të shmangur rrezikun nga përmbytja si dhe të marrin masa për funksionimin e pompave thithëse. Gjithashtu fermerët duhet të marrin masa për pastrimin e mbeturinave nga parcelat dhe shmangin hedhjen e tyre në kanalet kulluese dhe ujitëse. Sipas MBZHR, fermerët duhet të përforcojnë mbulesat e serrave, sidomos ato me plastmasë dhe të sigurohen që të mos krijohet korrent ere. Gjithashtu fermerët duhet të kenë kujdes me pikat e marrjes së ujit nga kanalet ujitëse pasi mund të bëhen shkak për përmbytje. MBZHR thekson se, në rast nevoje për asistencë nga agronomët e ministrisë në terren, fermerët duhet të telefonojnë numrin e gjelbër: 0800 3366.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments