Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbyllet termocentrali në Zaporizhia

Mbyllet termocentrali në Zaporizhia

Termocentrali bërthamor në Zaporizhia i Ukrainës është mbyllur , ka njoftuar Energoatom, agjencia shtetërore përgjegjëse për objektin. Stacioni është nën pushtimin rus dhe luftime të ashpra janë zhvilluar në zonë kohët e fundit, teksa Kievi u ka bërë thirrje banorëve të zonave përreth që të lënë shtëpitë për sigurinë e tyre. Energoatom raportoi se njësia e gjashtë e uzinës u shkëput nga rrjeti elektrik, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet. Ky zhvillim vjen pak orë pas komunikimit të Volodymyr Zelensky me Emmanuel Macron për situatën në rajon. Të dy presidentët diskutuan për zhvillimet dhe situatën që mbetet shumë shqetësuese. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se kishte një ndërprerje të energjisë në Enerhodar, qyteti ku ndodhet centrali bërthamor dhe se situata po “minon funksionimin e tij”. “Është absolutisht e papranueshme. Kjo nuk mund të vazhdojë,” tha drejtori i përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi, duke bërë thirrje t’i jepet fund të bombardimeve në rajon. https://lajme.rtsh.al/artikull/lufta-ne-ukraine-mbyllet-termocentrali-berthamor-ne-zaporizhia-pas-sulmeve-ne-zone

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments