Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMbrojtja inovative e bimëve

Mbrojtja inovative e bimëve

30 studentë të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) patën mundësinë të shikonin nga afër zbatimin praktik të kontrollit biologjik në prodhimin e domates në serra. Kontrolli biologjik është një metodë inovative e mbrojtjes së bimëve për të shmangur përdorimin e pesticideve. Aftësimi i studentëve dhe ndërgjegjësimi i praktikave më të mira bujqësore përgatit një bazë të qëndrueshme dhe të sigurt për të ardhmen e bujqësisë Shqiptare. Në kuadër të promovimit dhe përhapjes së kontrollit biologjik në serra si një teknikë inovatore dhe mbështetje për sektorin e bujqësisë, Ministria e Bujqësisë dhe qeveria ka parashikuar në projekt buxhetin e vitit 2024 heqjen e TVSH për Organizmat e Dobishëm. MBZHR bën të ditur se, tashmë është një rrugë pa kthim në përmirësimin e cilësisë, sigurisë ushqimore dhe shëndetësore për fermerët, tregtarët si edhe konsumatorin. Kontrolli Biologjik është e tashmja dhe e ardhmja për të gjithë prodhimet e perimeve në serra si një metodë inovative duke shmangur përdorimin e pesticideve e duke aplikuar organizmat e dobishëm. MBZHR së bashku me partnerët privat dhe publik, do të mbështesin fermerët që do të zbatojnë kontrollin biologjik në serra, duke lehtësuar përhapjen e kësaj metode e cila do të revolucionizojë bujqësinë në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments