Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISMbrojtja biologjike në masivin e gështenjave të Tropojës

Mbrojtja biologjike në masivin e gështenjave të Tropojës

Në kuadër të mbrojtjes biologjike, filloi lëshimi në terren i parazitit të grerëzës aziatike në masivin e gështenjave të Tropojës Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me FAO, si pjesë e programit të FAO-s “Një vend, një produkt prioritar” (OCOP), synon të stimulojë rritjen ekonomike për zonën e Tropojës duke u fokusuar tek gështenja si një produkt prioritar me potenciale të larta eksporti. Si pjesë e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, pas një pune më pak se njëvjeçare, me mbështetjen financiare të FAO-s dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, filloi lëshimi në terren i parazitit të grerëzës aziatike në masivin e gështenjave të Tropojës. Insektet po prodhohen në laboratorin e ngritur në Tropojë dhe parashikohet që të lëshohen në 21 pika lëshimi nga zona e Markajve deri në Nikaj-Mërtur. Me mbështetjen FAO dhe Bashkisë parashikohet që ky proces të zgjasë për disa vite në vazhdim. Mbrojtja e gështenjës nga grerëza galëformuese është direktivë e Komitetit Europian që detyron çdo vend të marrë masat mbrojtëse kundër grerëzës së gështenjës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments