Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMbretëresha bullgare e Trëndafilit

Mbretëresha bullgare e Trëndafilit

Një nga dy qytetet që pretendojnë të jenë kryeqyteti i Luginës së Trëndafilave të Bullgarisë kurorëzoi dje Mbretëreshën e Trëndafilave. Kazanlakasit i dhanë çmimin e 55-të vjetor Kristina Popovës, e cila sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Ceremonia e kurorëzimit në sheshin qendror të qytetit, u mbajt pasi Kristina u zgjodh fituese në konkursin e Mbretëreshës së Trëndafilit më 19 maj. Qyteti rival i Karlovës e zgodhi mbretëreshën e vet të trëndafilave më 12 maj. Atë e mori 16-vjeçarja Antonia Lalova. Ceremonia në Kazanlak u zhvillua në kulmin e Festivalit të 120-të të Trëndafilit. Kjo ceremoni u mbajt në ditën e dytë të Takimit Botëror të Medias Bullgare të organizuar nga BTA (1-4 qershor), që po zhvillohet gjithashtu në Kazanlak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments