“Deri më sot, ekonomia globale ia ka dalë të jetë rezistente, ndërsa pasojat makroekonomike më të rënda të parashikuara në vjeshtën e kaluar nuk janë materializuar. Megjithatë, parashikimi për rritjen ekonomike mbetet i ndrydhur, ndërkohë që rreziqet e kahut të poshtëm janë rritur. Goditjet e njëpasnjëshme, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë – në kontekstin e shtrëngimit të politikës monetare, i nevojshëm për të ulur inflacionin – po rëndojnë mbi rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin makrofinanciar, ashtu siç treguan ngjarjet e fundit të stresit bankar dhe atij të tregut financiar. Inflacioni ka rënë disi, por presionet në rritje të çmimeve mbeten prezente. Dobësitë e lidhura me borxhin janë rritur, ndërsa pasiguritë në lidhje me furnizimin me ushqime dhe me energji ende vijojnë, duke prekur më së shumti vendet dhe shtresat më në nevojë. Për më tepër, pabarazia po thellohet, goditjet klimatike kanë ardhur duke u forcuar dhe rreziqet e fragmentimit duke u rritur”, citohet deklarata.