Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISMbillen 640 pemë në “Dumrea Eco Park”

Mbillen 640 pemë në “Dumrea Eco Park”

Edhe 640 pemë i janë shtuar “Dumrea Eco Park”, një tjetër oaz i gjelbër që nuk duhet lënë pa u vizituar në Belshin e rilindur. Zona e Dumresë po orientohet gjithnjë e më shumë drejt turizmit të qëndrueshëm, si një turizëm që promovon resurset lokale duke respektuar njëkohësisht ekuilibrat e brishtë mjedisorë.

“Dumrea Eco Park” në Belsh është një strukturë hoteliere me 9 shtëpiza elegante në dru dhe xham me pamje nga liqeni i Marinës, një nga 84 liqenet karstikë të këtij rajoni piktoresk të Shqipërisë së Mesme.

Investimet në vepra publike dhe ato private në sektorin e hotelerisë, restoranteve apo bujtinave, e kanë shndërruar zonën e Dumresë në një prej destinacioneve më të rëndësishme agroturistike në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments