Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMbi një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Mbi një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në “The Lancet”, sipas BBC. “Kjo përfshin rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë”, sipas të dhënave të vitit 2022. Normat më të larta te gratë jane regjistruar janë në Tonga dhe Samoa Amerikane dhe në Samoa dhe Nauru Amerikane te burrat, me rreth 70-80% të të rriturve që jetojnë me obezitet. Nga rreth 190 vende, Britania e Madhe renditet në vendin e 55-të për obezitetin te meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve tha se ka një nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti. Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancerit. Duke renditur normat globale të obezitetit studiuesit zbuluan: SHBA-ja renditet në vendin e 10-të për obezitetin te meshkujt dhe në vendin e 36-të për femrat India renditet e 19-ta për obezitetin te femrat dhe e 21-ta te meshkujt Kina është e 11-ta për obezitetin te femrat dhe e 52-ta te meshkujt “Në shumë prej këtyre vendeve ishullore obeziteti varet nga disponueshmëria e ushqimit të shëndetshëm kundrejt ushqimit jo të shëndetshëm.

Në disa raste ka pasur fushata marketingu që promovojnë ushqime të pashëndetshme, ndërkohë që kostoja dhe disponueshmëria e ushqimit më të shëndetshëm mund të jetë më problematike”, tha studiuesi Prof. Majid Ezzati, i Kolegjit Imperial në Londër. Prof. Ezzati, i cili ka vite që studion të dhënat globale, tha se është i befasuar që shumë vende tani përballen me një krizë obeziteti, ndërsa numri i vendeve ku njerëzit janë nën peshë konsiderohet si shqetësimi më i madh.

Raporti, që përfshin vitet 1990 dhe 2022, zbuloi se shkalla e obezitetit u katërfishua tek fëmijët dhe adoleshentët. Ndërkohë te të rriturit, norma është më shumë se dyfishuar tek femrat dhe gati trefishuar tek meshkujt. Në të njëjtën kohë, përqindja e të rriturve të klasifikuar si nënpeshë ka rënë me 50%, por studiuesit theksojnë se ende mbetet një problem urgjent, veçanërisht në mesin e komuniteteve më të varfra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments