Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 90 vende dënojnë sanksionet e Izraelit

Mbi 90 vende dënojnë sanksionet e Izraelit

Mbi 90 vende, përfshirë Gjermaninë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke dënuar sanksionet e Izraelit ndaj palestinezëve. Masat ndëshkuese u nxitën nga një rezolutë e OKB-së që kërkonte një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli. “Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me vendimin e qeverisë izraelite për të vendosur masa ndëshkuese kundër popullit, udhëheqjes dhe shoqërisë civile palestineze, pas kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme për një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, thuhet në deklaratë. Përveç Gjermanisë, Franca, Italia dhe Brazili ishin ndër nënshkruesit e tjerë të deklaratës që kërkojnë një “zhbërje të menjëhershme” të masave. Në fund të dhjetorit, organi i Kombeve të Bashkuara (OKB) votoi rishikimin e pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli që nga viti 1967, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në Hagë. Si përgjigje, Izraeli vendosi masa ndëshkuese. Rreth 40 milionë dollarë nga të ardhurat tatimore të mbledhura nga Izraeli për Autoritetin Palestinez do t’u paguhen familjeve izraelite që humbën të afërmit në sulmet terroriste nga palestinezët. Përveç kësaj, janë planifikuar masa kundër organizatave që promovojnë aktivitete terroriste “nën maskën e punës humanitare”. Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh ka paralajmëruar për një kolaps të Autoritetit Palestinez. Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, e quajti deklaratën “të pakuptimtë”. “Çdo vend që ka nënshkruar deklaratën ka nxitur terrorizmin dhe ka shkatërruar çdo mundësi pajtimi”, tha Shtayyeh. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments