Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA Mbi 75 hektarë vreshta të regjistruara dhe 75 kantina në Kadastrën e...

 Mbi 75 hektarë vreshta të regjistruara dhe 75 kantina në Kadastrën e Verës

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjete sociale pamje mbresëlënëse nga vreshtat dhe kantina e verës “Arbëri”, një investim i përbashkët privat me mbështetjen e qeverisë që sot po jep frytet e veta. Kantina një sipërmarrje e familjes Kaçorri, në zonën e Mirditës, ka rikthyer traditën e shijes së veçantë të verës Kallmet, që i ka dhënë emër jo vetëm kësaj zone, por edhe Shqipërisë në botë, për cilësinë e veçantë të verës. Denaj u shpreh se, krijimi i Kadastrës së Verës është një investim që paraqet një pamje të plotë të sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verës në vendin tonë. “Jemi të kënaqur që në takimin e sotëm të Strategjisë së Specializimit Inteligjent 3, vijmë me Kadastrën e Verës, ku kemi 7513 hektarë vreshta të regjistruara dhe 75 kantina të prodhimit të verës, duke paraqitur një pamje të qartë të sektorit”, tha ministrja. Denaj shprehu angazhimin për të rritur numrin e regjistrimeve dhe digjitalizimin e këtij sektori. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po mbështet zhvillimin e vreshtarisë dhe industrinë e verës, si një nga produktet tradicionale më të hershme në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore. Me ligjin e ri për verën dhe vreshtarinë, MBZHR i ka dhënë një tjetër mjet të fuqishëm sektorit, duke i dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të tij, që është ndër aktivitetet që zë një peshë të rëndësishme në ekonominë dhe të ardhurat në zonat rurale. Mbështetja nga programit IPARD II dhe fondet buxhetore përmes skemës kombëtare kanë rivitalizuar investime bashkëkohore në vreshtari dhe kantina të prodhimit të verës sipas standardeve europiane, për të qenë autentikë dhe konkurrues edhe në tregun e jashtëm. Vitet e fundit ka filluar intensivisht edhe kultivimi i rrushit të tavolinës në serra, që siguron hershmëri të prodhimit dhe rendimente të larta. Përmes Skemës Kombëtare Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rimburson TVSH-në për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave. Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2 %, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit. Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi. Në mesin e këtij viti Shqipëria u bë shteti i 50-të anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments