Nga 1 qershori deri më 31 gusht, qendrat shëndetësore verore kanë realizuar 70,187 vizita mjekësore, nga të cilët 22.202 apo 32% e tyre, nga pushues të huaj.
Shifrat u bënë të ditura sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në rrjetet sociale.
Ministrja shprehu krenarinë që Shqipëria po tërheq kaq shumë vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa theksoi se po përmbushet angazhimi për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.
Qendrat shëndetësore verore, të hapura në 34 pika turistike në të gjithë vendin dhe që ofrojnë shërbim 24/7, u bënë burim i domosdoshëm shërbimesh për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës.