Më 18 shtator do të nisë në të gjithë vendin censi i popullsisë. Drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli në një prononcim për mediet bëri të ditur se për këtë proces do të punësohen rreth 7 mijë persona. Kostoja totale parashikohet të shkojë 16.9 milionë euro. Mbledhja e informacionit do të realizohet duke shkuar në çdo shtëpi. Nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censit të popullsisë parashikohen penalitete, që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë. “Të gjithë banorët në Republikën e Shqipërisë, në bazë të ligjit mbi censin janë të detyruar t’i përgjigjen përmbajtjes së pyetësorit, duke përjashtuar këtu tri pyetje, të cilat janë pyetje opsionale, që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën”, tha Dhuli. Mbledhja e informacionit do të realizohet në mënyrë elektronike dhe do të zgjasë për 6 javë. Dhuli theksoi se do të përdoret teknika moderne me tableta, që shkurton kohën e informacionit nga terreni në qendër, si dhe shkurtim të numëruesve në terren. Censi i popullsisë dhe banesave 2023 do të jetë censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ndërsa numërimi i parë u krye në vitin 1923. Censi i popullsisë dhe banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë. Në mënyrë të ngjashme, censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave. atsh
Mbi 7 mijë persona në terren për censin e popullsisë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on