61, 572 mjete kanë kryer testin e kontrollit teknik për periudhën janar-shkurt 2024, ose 17.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas DRSHTRR-s, 34% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë; 91.8% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 – 8+1 vende; 33.1% e totalit të mjeteve të testuara janë ritestuar ose 4% më shumë krahasuar me janar-shkurt 2022. Në totalin e mjeteve të kontrolluara, 7.4% më shumë krahasuar me janar-shkurt 2022, nuk e kanë kaluar testimin si pasojë e problematikave të ndryshme ku dominojnë: 44.8% me mangësi vizuale e funksionale; 25.3% për sistemin e shkarkimit të gazrave; 14.8% për sistemin e drejtimit; 15.1% për sistemin e frenimit. Sipas DRSHTRR-së, 1,209 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose 22.7% më shumë krahasuar me janar-shkurt 2023.