Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 60225 mjete.

Sipas DPSHTRR-së, nga këto 87,72% janë automjete 4+1 dhe 8+1. Nga këto 35,8% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

DPSHTRR informon se 17379 ose 29 % e totalit të mjeteve janë ngelur dhe refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj.

Rreth 1875 mjete me moshë 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.

“Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik”, thotë DPSHTRR-ja.