6 128 mjete, me moshë mesatare 22-vjeçare, janë çregjistruar në mënyrë të përhershme, në kuadër të procesit të pastrimit të regjistrit kombëtar nga mjetet jashtë qarkullimit, të papërdorshme dhe ndotëse për mjedisin.Ndërkohë, qeveria ka nisur punën edhe për lirimin e hapësirave publike, të zëna prej vitesh nga mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara, të cilat janë shndërruar në vatra ndotjeje dhe problem mjedisor në disa zona të vendit.

Kjo nismë synon rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.