Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 500 migrantë shpëtohen në brigjet e ishujve Kanarie

Mbi 500 migrantë shpëtohen në brigjet e ishujve Kanarie

Qindra migrantë në ankth në ishujt Kanarie u shpëtuan brenda disa orësh, deklaruan shërbimet e urgjencës spanjolle. Shoqëria e Sigurisë Detare dhe e Shpëtimit tha se ekipet punuan gjatë natës për t’u kujdesur për gjithsej 516 migrantë që udhëtonin me pesë varka, me fëmijë të vegjël dhe foshnja në mesin e pasagjerëve. Ata vinin kryesisht nga vendet e Afrikës subsahariane. Njerëzit, disa në gjendje kritike, u dërguan në ishujt e Atlantikut të Tenerifes, Gran Canarias dhe El Hierros. Pasagjerët u thanë shpëtimtarëve se ”10 deri në 12 vdiqën në njërën nga varkat gjatë kalimit, ndërsa trupat e tyre u hodhën në det”. Media lokale spanjolle, përfshirë gazetën ”La Provincia”, raportuan se një grua lindi ndërsa ishte në varkë. Krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të numrit të anijeve me refugjatë që mbërrijnë në ishujt Kanarie të Spanjës, rreth 100 kilometra larg bregut veriperëndimor të Afrikës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments