Meteorologu Hakil Osmani, bëri parashikimin e motit për fundin e muajit qershor dhe javën e parë të korrikut, teksa thekson se do të kemi të bëjmë me temperatura të larta, tipike të verës.
Ai shton se edhe në fundjavë do të kemi të bëjmë me intervale me diell por do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në krahasim me mes javën.
“Edhe kjo javë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës. Territori shqiptar do të ketë maskimume të cilat do të variojnë 38 gradë Celsius. Edhe nga dita e martë dhe në vijim do të kemi temperatura të larta. Temperatura të larta do të ketë edhe kryeqyteti me maksimume 39 gradë celsius. Edhe në zonat malore kemi rritje të ndjeshme të temperaturave me maksimume 34 gradë celsius.
Duke filluar nga dita e premte dhe në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit edhe pse maksimumet mbeten në 34 gradë celsius, pra do të kemi një mot të qëndrueshëm të paktën deri në mes javë.
Sa i përket situatës në Rajon, do të kemi temperatura të larta ku maksimumet do shënojnë 36 gradë Celsius. Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut do ketë temperatura të larta në orët e para të mëngjesit. Intervalet me diell parashikohet të jenë dominante, kryesisht në Kosovë”, tha Hakil Osmani.