Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka mirëpritur mbi 3900 vizitorë gjatë janar-prill 2025.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar gjendet në qytetin e Korçës, prej 24 prillit të vitit 1980. Muajin e kaluar MKAM festoi 45 vjetorin e krijimit. Ky muze konservon trashëgiminë më me vlerë, të krijuar nga piktorët shqiptarë nder shekuj.
Pikturat e periudhës post bizantine janë ekspozuar në pavionin e artit ikonografik. Ato janë piktura të shek.XII dhe XIV. Në muze ndodhen rreth 7500 objekte artistike prej: guri, druri, leshi, argjendi dhe metale të tjera. Ndër to janë 1200 objekte ndërsa ikona janë rreth 6000, shumica me përkatësi kohore nga epoka bronzit dhe epokës së hekurit. Gjithashtu përbëhet edhe nga kostumet folklorike, nga objekte të tjera që tregojnë antikitetin, traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare.