Numri i të vdekurve të raportuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi sot shifrën 29 000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja veniten çdo orë. ”Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 24 617”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve AA duke cituar zëvendëspresidentin Fuat Oktay. Autoriteti turk i fatkeqësive AFAD ndërkohë tha se 80 278 persona të tjerë ishin plagosur. Në Sirinë fqinje, të paktën 4 500 persona kanë vdekur dhe 5 276 janë plagosur. ”Midis të hënës dhe të shtunës zona përjetoi më shumë se 2 000 pasgoditje”, sipas AFAD- atsh aaa