Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 20 vende aleate dhe partnere në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 23”

Mbi 20 vende aleate dhe partnere në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 23”

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informoi sot se, ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri, për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23”, do të zhvillohet në Tiranë, nga 22 maji deri në 3 qershor. “Ne presim me kënaqësi fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s”, thekson ambasada e SHBA-së, në një postim në rrjetet sociale. Ambasada e SHBA bën të ditur se, më shumë se 20 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në “Defender Europe 23” . Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments