Turistët po vizitojnë Lezhën jo vetëm për plazhet e saj, por edhe për historinë dhe kulturën që ruan.

Memoriali i Gjergj Kastriotit, kalatë mesjetare, muzeu etnografik dhe kishat e qytetit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, duke e kthyer qytetin në një destinacion historik të preferuar.

Muzeu etnografik ka regjistruar mbi 3500 vizita, ndërsa kalatë dhe kishat e zonës po tërheqin gjithashtu një numër në rritje vizitorësh.

Deri në fund të vitit parashikohet që numri i vizitorëve të kalojë 30 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2024.