Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se në kalatat portuale po përpunohen 3 anije, ndërsa 2 janë në radhë dhe 1 në pritje me 19 389 tonë mallra gjithsej. “Në mbyllje të një vere të mbarë tregtare dhe jo të zakonshme për transportin detar në portin e Durrësit java nisi me përpunimin e 10 089 tonë mallra çimento dhe melaminë”, thekson APD. Ndërsa në radhë janë dy anije me 6800 tonë mallra me çimento dhe zink dhe në pritje një anije me 2500 tonë xhama. Sipas APD-së, tragetet vijojnë me lundrime të dyfishuara, ndërsa në orët në vijim priten dhe 3 anije të tjera të ankorohen në terminalet portuale.https://ata.gov.al/20
22/08/29/mbi-19-mije-tone-mallra-perpunohen-ne-portin-e-durresit/