Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) gjatë periudhës janar-qershor 2025 ka realizuar 189 230 analiza për të garantuar sigurinë ushqimore, shëndetin e bimëve dhe kafshëve.Sipas Denajt, “përmes analizave dhe kontrolleve të vazhdueshme, ISUV garanton funksionimin cilësor të zinxhirit agroushqimor, sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë, si edhe mbrojtjen e biodiversitetit të bimëve dhe shëndetit të kafshëve”.

“Këto procese krijojnë besim tek konsumatori, mbështesin fermerët dhe prodhuesit vendas, si dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet vendase e ndërkombëtare”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.