Mbi 12 mijë mjete të tjera të gjeneratës së fundit në rrugë

0
8

Flota e mjeteve aktive vijon të pasurohet me mjete më pak ndotëse dhe të gjeneratës së fundit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë muajve janar- shtator 2024, është rinovuar flota me 12,282 mjete të gjeneratës së fundit, që kanë 0 deri 3 vite përdorim. Ky tregues rezulton me 153% regjistrime më shumë krahasuar me janar-shtator 2019 dhe 45% regjistrime më shumë, krahasuar me janar-shtator 2023.

Sipas DPSHTRR, në shtator 2024 shënohen 939,780 mjeteve aktive, ose 38.9% më shumë krahasuar me 2020 dhe 8.3% më shumë krahasuar me 2023.

Për periudhën janar-shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7% e totalit janë autovetura me rritje 107% regjistrime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 36% më shumë krahasuar me janar-shtator 2023.

Listën e kryesojnë mjete me origjinë nga : Republika e Koresë me 19.2%; Iatalia me 18%; Gjermania me 17.2%; Zvicra me 9%; SHBA me 6.8%; Kina me 5.6%.

DPSHTRR bën të ditur se, për këtë periudhë numëron 5,147 çregjistrime të përhershme, ose 13.9% më shumë krahasuar me 2023-shin.