Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, në këtë fluks kryesojnë shtetasit e huaj me 70,281 pasagjerë, ndërsa 40,768 janë shtetas shqiptarë që kanë përdorur transportin detar për pushime brenda ose jashtë vendit.
Në total, 83,116 pasagjerë janë pritur dhe 27,933 të tjerë janë përcjellë nëpërmjet terminalit të trageteve, i cili ka operuar me kapacitet të plotë, pa vonesa apo problematika të evidentuara.
Në menaxhimin e fluksit kanë qenë të angazhuara strukturat e Sigurisë Portuale, Policia Kufitare, agjentët doganorë dhe instancat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë mundësuar një proces të rregullt dhe efikas gjatë gjithë muajit.
Të dhënat krahasuese tregojnë se shifrat e këtij viti mbeten pothuajse në të njëjtat nivele me korrikun e vitit 2024, me një diferencë minimale prej rreth 1% më pak, ose 1,981 pasagjerë, duke reflektuar stabilitet të lartë të fluksit të udhëtarëve në këtë sektor.