Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë, me pjesëmarrjen e 15 ekipeve nga vende të ndryshme të botës dhe mbi 100 garues nisi dje në sheshin “Nënë Tereza”, i cili do të vijojë deri më 26 maj. Në ceremoninë e nisjes së këtij turi mori pjesë ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me Skënder Anxhaku, president i Federatës së Çiklizmit, Fidel Ylli, president i KOKSH, Endri Hoxha, zv.ministër i MAS dhe Andi Seferi nënkryetar i bashkisë Tiranë. Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Yehoshua Kopito, kryekomisari i UÇI turin e çiklizmit, pjesë edhe në unionin Ndërkombëtar të Çiklizimit, e cila i jep pikë skuadrave për pjesëmarrjen në olimpiadën e vitit të ardhshëm në Paris 2024. Çiklistët në këtë tur do të eksplorojnë 900 km me nivele të ndryshme vështirësie. Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata në disa nga akset rrugore kombëtare. Etapa e parë më 22 maj nisi në orën 12:00 me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë – Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30. Etapa e dytë nisi sot në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan – Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00. Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan – Lushnjë – Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15. Etapa e katërt starton më 25 maj në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë – Fier – Mbrostar Ura, Fier – Levan – Tepelenë dhe përfundon në Përmet, në orën 18:30 dhe etapa e pestë starton më 26 maj në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit – Tepelenë – Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00. Duke qenë se aktiviteti çiklistik përfshin gjatësi dhe itinerare rrugore në pjesën më të madhe të akseve kombëtare që lidhin jugun e Shqipërisë me qendra të tjera të rëndësishme, Policia e Shtetit apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit. atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on