Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë 2025-ës, duke arritur një rekord në muajin tetor me 1 048 706 pasagjerë dhe 6168 fluturime drejt 83 destinacioneve në 25 shtete.
Kjo rritje lidhet si me fluksin turistik, ashtu edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore.
Sipas TIA-s, pesë destinacionet kryesore gjatë muajit tetor ishin: Milano, Londra, Roma, Vjena dhe Bolonja.
TIA mbetet porta kryesore ajrore që lidh Shqipërinë me botën, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh.





