Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEMbi 1.4 milionë të huaj vizituan vendin tonë, Spanja me rritjen më...

Mbi 1.4 milionë të huaj vizituan vendin tonë, Spanja me rritjen më të madhe

Mbi 2 milionë shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë në muajin korrik të këtij viti. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e mbi lëvizjet e shtetasve, sipas të cilit hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin korrik 2022, shënuan rritje me 22,1 %, krahasuar me korrikun e 2021-shit. Sipas INSTAT-it, në korrik, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.403.333. Ky numër është rritur me 21,1 %, krahasuar me korrikun e 2021-shit. Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48 %, krahasuar me korrrik 2021.

Ndërkohë, gjatë shtatëmujorit të këtij viti, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Referuar të dhënave të INSTAT-it, nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik 2022 kanë dalë 1.869.366 shtetas të huaj dhe shqiptarë, duke shënuar një rritje me 28,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik është 555.978. Krahasuar me korrikun e 2021-shit, ky numër është rritur me 16,8 %. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë dalë nga territori i Shqipërisë është 1.313.388, ose 33,5 % më shumë se korrikun e 2021-shit. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2022, është 3.075.511, duke u rritur 41,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik 2022, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “personale” është 1.395.253, duke u rritur me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments