Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEMbështetje Shqipërisë në fushat kyçe të energjisë

Mbështetje Shqipërisë në fushat kyçe të energjisë

Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann. Hohman u shpreh se në takim u diskutua mbi bashkëpunimin BE -Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. Ambasadorja e BE theksoi se, BE-ja është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Takim i parë i mirë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku mbi bashkëpunimin BE-Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. BE-ja është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, në një postim në rrjetet sociale.https://ata.gov.al/2022/08/22/be-mbeshtetje-shqiperise-ne-fushat-kyce-te-energjise-dhe-infrastruktures/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments