Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar sot një takim me fermerë të Dropullit në Gjirokastër, kryesisht prodhues të misrit dhe të grurit. Ministrja tha se pavarësisht sfidave që po kalon bujqësia, ka një prodhim të mbarë të misrit këtë vit, po ashtu si u regjistrua dhe prodhimi i grurit. Gjatë takimit, ministrja Krifca njoftoi fermerët se ka kërkuar pranë BE-së rishikimin e programit IPARDIII, për të bërë të mundur përfshirjen e mbështetjes me mekanikë bujqësore si dhe me kapacitete ruajtëse e magazinimi për prodhuesit e grurit dhe të misrit.

Nga Dropulli, ministrja Krifca ritheksoi dhe ecurinë pozitive të shpërndarjes së naftës, e cila u shtua dhe me 500 milionë lekë të tjera naftë për fermerët dhe që mbulon të gjitha kulturat e prodhimit në vend. “Ecuria e prodhimit të misrit duket pozitive, ashtu si regjistruam dhe me prodhimin e grurit. Krahas mbështetjes me 30 mijë lekë për ha për mbjelljet e reja të grurit dhe shtimit me 500 milionë lekë për naftë për fermerët, do të propozojmë ndryshime pranë Komisionit Europian që mekanika bujqësore dhe infrastruktura e grumbullimit për misrin dhe grurin të përfshihet në investimet IPARD ashtu si përfitojnë sot kulturat e tjera”, tha ajo. Krifca theksoi se kam kërkuar rishikimin e programit për pajisjen me mekanikë bujqësore për prodhuesit e misrit dhe të grurit. “Ju jeni një nga pionierët e prodhimit të misrit të grurit në Shqipëri, ndër më të mirët dhe kam ardhur këtu bashkë me kolegët nga zona e Shkodrës dhe e Lushnjës për të parë nga afër se si po shkon ky proces për të mësuar nga eksperiencat më të mira në bujqësi dhe për të shtuar praktikat më të mira. Ne patëm një periudhë të mirë me prodhimin e grurit. Më vjen mirë që justifikohet çmimi, mundi i fermerëve. Gjithsesi përtej vështirësive. I kam kërkuar stafit menjëherë të rishohim arsyetimin dhe të bëjmë kodifikimin e ndryshimit të programit në mënyrë që prodhuesit e misrit dhe të grurit të kenë mundësi të aplikojnë për të marrë mbështetje për mekanikën bujqësore. Ne ofrojmë mekanikë bujqësore dhe kemi patur një kërkesë të jashtëzakonshme, por dhe kemi ofruar 70 traktorë agregatë”,http://ata.gov.al/2022/08/11/mbeshtetje-prodhuesve-te-drithit-krifca-perfshirje-ne-ipard-e-mekanikes-bujqesore/