Monday, April 21, 2025
HomeMJEDISMbështetje potencialit agroturistik, me grante e paketa zhvillimore

Mbështetje potencialit agroturistik, me grante e paketa zhvillimore

Konispoli, skaji më jugor i vendit, është kthyer vitet e fundit në  pol të zhvillimit agroturistik, falë punës së fermerëve dhe mbështetjes së qeverisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga Konispoli, ku shihen peizazhe të mrekullueshme të fushave, me sipërfaqe të tëra toke të mbjella me pemë frutore, si dhe foto nga objektet historike e karakteristike, të zonës që tërheqin interesin e vizitorëve të shumtë.

“Konispol ku komuniteti vlerëson investimin e shtetit për ujin vaditës dhe infrastrukturën rrugore, kaq afër Butrintit dhe kufirit, Cukës së Ajtojit dhe detit, arkeologjisë dhe, me peisazhe magjike dhe panorama natyre e toke të kultivuar nga ferma frutore, vreshta e ullinj në brezare, bart potencial agroturistik e ekonomik që do të ketë vëmendjen e duhur dhe të menjëhershme për mbështetje me grante e paketa urgjente përparësie zhvillimore”, shkroi Gonxhja.

Gjithashtu, vijoi ministri, programe të rijetësimit të objekteve historike e karakteristike, itinerare kulturore e kulinarie, plane për struktura shërbimi e kujdesi për banorët dhe vizitorët e shumtë, janë një tjetër aspekt i mbështetjes së qeverisë.

Gonxhja u ndal edhe në investimet në zonat e banimit dhe qendra interesi të trashëgimisë, për promovim e traditës e bashkëjetesës.

“Infopoint dhe kalendar aktivitetesh, mbështetje projektesh zejtarie, artizanati e start-up rural, rritje të konsumit e kërkesës për prodhimin e shkelqyer të trevës, rikualifikim urban, bujtina e hotele, celula mikpritjeje brenda fermave me eksperienca shijimi e aventure. Punojmë së bashku me Bashkinë e Konispolit, FSHZH, MBZHR, MTM, MSHPV, IKTK, BMF, AADF dhe partnerët për zhvillimin e agroturizmit dhe ekonomisë lokale”, deklaroi Gonxhja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ