Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIMbështetje për zgjerimin e pemëtoreve,IPARD II ka nënshkruar 40 kontrata

Mbështetje për zgjerimin e pemëtoreve,IPARD II ka nënshkruar 40 kontrata

Mbështetja përmes Skemës Kombëtare dhe investimeve nga programi IPARD, kanë nxitur fermerët në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me pemë frutore. Prodhimi vendas i pemëve frutore ka ardhur duke u rritur nga njëri vit në tjetrin, ku sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, për vitin 2022, prodhimi arriti në 295,428 ton. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore është në qarkun e Korçës, duke u pasuar nga qarku i Elbasanit dhe ai i Fierit. AZHBR përmes programit IPARD II ka nënshkruar 40 kontrata për rritjen e sipërfaqes së mbjelljeve për pemëtoret, duke investuar në mekanikë bujqësore, rrjeta antibreshër, si edhe pajisje të tjera ndihmëse për kryerjen e shërbimeve cilësore. Si rezultat, kemi rritje të rendimentit dhe standardeve për prodhimin e frutave të ndryshme, kryesisht agrumeve, mollëve, nektarinave, si edhe pemëve arrore, të destinuara për tregun vendas, por edhe për eksport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ