Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMMbështetje financiare,studentët të zgjedhin degët e Universitetit Bujqësor

Mbështetje financiare,studentët të zgjedhin degët e Universitetit Bujqësor

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se sektori i bujqësisë është prioritet për zhvillimin e vendit dhe kjo duhet të reflektohet në shifrat e studentëve të cilët zgjedhin degët e bujqësisë. Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja solli në vëmendje vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, që tashmë ofron mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare, ku përfshihet edhe dega e Bujqësisë. “I ftoi të rinjtë që janë përpara zgjedhjes për universitetet që t’i bashkohen Bujqësisë, si një mundësi shumë e mirë për sipërmarrje të reja në gjithë spektrin që ofron zhvillimi rural, duke kontribuar kështu për ekonominë e tyre dhe të vendit”, u shpreh Krifca. Sipas saj, një nga sfidat e Universitetit Bujqësor të Tiranës mbetet rritja e interesit për të rinjtë shqiptarë për të studiuar në programet e ofruara në këtë universitet, për të cilat tregu ka nevojë. “Jemi të angazhuar maksimalisht që së bashku me autoritet e linjës të nxisim interesin për këto degë. Nuk do ta bëjmë këtë vetëm me ndërgjegjësim apo promovim, por me mbështetje financiare”, deklaroi Krifca. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments