Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas vendimit të Rusisë për një mobilizim të pjesshëm te forcave ushtarake njoftoi se BE-ja do të vazhdonte mbështetjen ndaj Ukrainës. Në një deklaratë në media sociale, Michel theksoi se Kremlini kishte shpallur mobilizimin e pjesshëm te forcave ruse në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ndërkohë që vendet përpiqen për bashkëpunim, siguri dhe mirëqenie në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB). “Në këtë luftë ka vetëm një agresor dhe ajo është Rusia. Ndërsa vendi që është sulmuar është Ukraina. Mbështetja e BE-së për Ukrainën është e palëkundur dhe ajo do të vazhdojë”, theksoi Michel. Mëngjesin e sotëm, Ministria ruse e Mbrojtjes shpalli vendimin për një mobilizim të pjesshëm te forcave ushtarake, ndërsa deklaroi se 300 mijë ushtarë rezervë do të thirreshin në detyrë. “Separatistët e mbështetur nga Rusia në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Luhanskut (LPR) dhe Republikën Popullore të Donetskut (DPR) do të mbajnë referendume nga 23-27 shtator për bashkimin me Rusinë”, sipas nje njoftimi dje nga media ruse.http://ata.gov.al/2022/09/21/bruksel-be-mbeshtetja-per-ukrainen-do-te-vazhdoje/