Në ambientet e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, u zhvillua sot një takim me aplikantët fitues të thirrjes së parë, për mbështetje me grant për startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve. Në takim morën pjesë drejtorin i SASPAC, Ilir Beqaj, drejtoresha e Inovacionit në AKSHI,Romina Kostani, dhe këshilltarja e inovacionit pranë MSHMS, Migena Muslli. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh se, në takim u fol mbi inovacionin, iniciativat e qeverisë dhe mbështetjen e huaj. “Kryesorja u njohëm nga afër me fituesit e dy kategorive, ku mes tyre të pranishëm ishin kryetarë bashkish, themelues dhe drejtues sipërmarrjesh inovative, të rinj plot pasion”, u shpreh Bilali. “Më shumë se 260 milionë lekë janë në fazë kontraktimi për këtë thirrje”, tha Bilali në një postim në rrjetet sociale.https://ata.gov.al/2022/07/28/mbeshtetja-me-grant-per-startup-et-260-milione-leke-ne-faze-kontraktimi/
Mbështetja me grant për startup-et, 260 milionë lekë në fazë kontraktimi
RELATED ARTICLES