Sunday, April 13, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbështesim Shqipërinë, iu rrezikua siguria kombëtare

Mbështesim Shqipërinë, iu rrezikua siguria kombëtare

Ministria e Jashtme Maqedonisë së Veriut ka mbështetur vendimin e Shqipërisë për të ndalur marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dënon sulmin kibernetik që u bë ndaj shërbimeve publike online shqiptare nga hackera pro-iranian. Maqedonia e Veriut shprehet se sulme të tilla rrezikojnë sigurinë e Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare. “Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare. Sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj. Me qëllim mbrojtjen e interesave të saja, por edhe të interesave të secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, mbetemi të unifikuar në kuadër të Aleancës në ballafaqimin me të gjitha sfidat që i kanosen rendit dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim. Shqipëria vendosi të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ndërsa i ka kërkuar ambasadës së Iranit në Tiranë largimin brenda 24 orëve nga Shqipëria.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616329

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ