Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEMbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme në dimër

Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme në dimër

Gjermania mund të vendosë mbajtjen e detyrueshme të një maske në ambientet e mbyllura, nëse regjistrohet rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19 në vjeshtë dhe dimër, deklaroi sot gjatë një takimi Ministri i Shëndetësisë. Ministrat federalë dhe shtetëorë të shëndetësisë diskutuan rreth një projektligji, që synon të përditësojë rregullat dhe masat për përballimin e pandemisë së koronavirusit. “Është e qartë se mbajtja e maskave në mjediset e mbyllura do të duhet të jetë rregull i detyrueshëm në rast përkeqësimi të situatës së pandemisë,” deklaroi Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach. Javën e kaluar, Lauterbach dhe Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann prezantuan rregullat e reja kundër COVID-19, që pritet të hyjnë në fuqi në vjeshtë. Mes të tjerash, projektligji i tyre përcakton që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme gjatë udhëtimeve me trena në distanca të largëta, gjatë udhëtimeve me avion, si edhe në spitale dhe qendra shëndetësore. Qeverive lokale do t’u duhet të vendosin vetë nëse do të kërkojnë mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Ministrat e Shëndtesisë së disa landeve e kanë kritikuar planet për të mos përjashtuar nga ky rregull personat të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në tre muajt e fundit dhe kanë deklaruar se zbatimi i këtij rregulli do të jetë i vështirë.https://ata.gov.al/2022/08/09/gjermani-mbajtja-e-maskes-mund-te-behet-e-detyrueshme-nese-covid-19-perhapet-ne-dimer/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ