Komisioneri në Entin Rregullator të Energjisë, Maksim Shuli si dhe drejtori për Gazin Natyror, Gerti Bitri, morën pjesë në takimin e 37-të të Forumit Rregullator Evropian të Gazit. Në këtë takim, u diskutua ndër të tjera mbi zbatimin dhe sfidat e ardhshme të kodeve të rrjetit të gazit, të cilët kanë një rol thelbësor në sigurimin e funksionimit të duhur të tregut evropian të gazit, rritjen e tregut të hidrogjenit në BE, dekarbonizimin e sistemit të gazit natyror, cilësinë e këtij të fundit në tranzicionin e energjisë si dhe mbi sesionin LNG. Gjatë punimeve të forumit u cilësuan disa nga progreset, por dhe sfidat që vendet anëtare do të kenë në vazhdimësi për të çuar përpara procese të ndryshme dhe të nevojshme në tranzicionin e energjisë që kërkohet për të përmbushur objektivat e Bashkimit Europian. Në këtë forum pjesëmarrës ishin përfaqësues të autoriteteve rregullatore kombëtare, përfaqësues të vendeve të BE-së, Komisionit Evropian, operatorët e sistemit të transmetimit të gazit dhe energjisë elektrike, furnizues dhe tregtarë, konsumatorë fundorë, përdorues të rrjetit, shkëmbimeve të gazit dhe OJQ-të e klimës dhe energjisë që përfaqësojnë shoqërinë civile. atsh
Mbahet Forumi Rregullator Evropian i Gazit
RELATED ARTICLES