Rreth 30 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e tretë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për matematikën. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe. Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj dhe më 7 qershor gjuhën shqipe dhe letërsinë. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Deri tani kanë dalë rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ku kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. atsh