Matrikullimi i krerëve falas vijon në çdo fermë blegtorale nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti janë realizuar 322 058 matrikullime në gjithë vendin.
“Kjo mbështetje direkte e qeverisë ul kostot për çdo blegtor dhe garanton sigurinë ushqimore, për një sektor më të fortë e konkurrues në treg”, u shpreh Denaj.