Wednesday, June 4, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIMaterniteti “Mbretëresha Geraldinë” me teknika të avancuara onko-gjinekologjike

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me teknika të avancuara onko-gjinekologjike

Një partneritet i mjekëve shqiptarë dhe stafit të Spitalit Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, që do të vijojë më tej edhe me specializime të vazhdueshme të mjekëve të rinj, të cilët do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme”.

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni, një investim madhor i qeverisë dhe pritet që shumë shpejt të jetë gati.

Krahu modern i spitalit do të jetë i pajisur me 360 shtretër, do të ketë 7 salla operacioni dhe 6 lindjeje, terapi intensive të dyfishuar, urgjencë dhe triazh modern, shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara.

Projekti për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” përfshiu tre plane: ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; rikonstruksioni i plotë i godinës historike, që ka ruajtur detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj, por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine, si dhe zgjerimi i objektit ekzistues të Obstetrikës.

Me rikonstruksionin e këtij spitali, 20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments