Friday, April 11, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMassafra: Paqja dhe dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote

Massafra: Paqja dhe dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote

Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar Krishtlindjen për besimtarët ortodoks dhe katolikë, teksa bëri thirrje për “paqe dhe dashuri”. “Të përgatisim një botë më njerëzore duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por dhe vetë shoqërinë në përgjithësi. Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje. Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë: lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë. Përshumëvjet të gjithë Katolikëve, Ortodoksëve, të Krishterëve dhe njerëzve vullnet mirë”, u shpreh Imzot Angelo Massafra. Mesazhin e tij të përvitshëm Imzot Angelo Massafra ia kushtoi paqes në fund të një viti të shenjuar nga lufta, e cila tha ai, është duke prishur fytyrën e bukur të Europës me plagë të thella.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ