Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, mesditën e sotme, inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe. Nano, i shoqëruar nga drejtori i DVP Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim dhe përkushtim, për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.https://ata.gov.al/2022/08/06/masat-shtese-per-rritjen-e-sigurise-ne-plazhe-nano-inspektim-ne-shengjin/