Masat , ISSH inspekton 74 pishina

0
5

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) janë duke ndjekur punën në vazhdimësi me inspektime dhe raportime të përditshme për garantimin e një turizmi të sigurtë dhe të shëndetshëm në të gjithë vendin. Inspektimet bazohen në Programin e Inspektimeve 2023 dhe në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 20, datë 01.03.2023, “Për ngritjen e Taskforcës Ndërinstitucionale të sezonit turistik veror 2023”. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka filluar inspektimet në subjektet e sezonit turistik që nga muaji prill, me qëllim krijimin e kushteve optimale për fillimin e mbarë të sezonit, teksa inspektimet do të vazhdojnë deri në muajin shtator 2023. ISHSH bën të ditur se, pjesë e inspektimeve dhe riinspektimeve janë edhe pishinat, ku vëmendje e veçantë i është kushtuar: respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, etj., rregjistrit të kontrolli të ujit të basenit; rregullores së brendshme për pishinat; pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së parë. Në periudhën 1 qershor – 25 korrik 2023 nga ana e inspektorëve të ISHSH janë inspektuar 74 pishina në të gjithë vendin. Problematika kryesore që është hasur dhe për të cilën janë marrë masa të menjëhershme ka qenë maspajisja e pishinave me dokumentacionin e nevojshëm për të kryer një aktivitet i cili është i sigurtë për të gjithë. “Për subjektet e konstatuara në shkelje janë vendosur 6 masa administrative”, njofton ISHSH-ja. atsh