Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi publikoi sot masat e ndërmarra me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi. Në një deklaratë për mediet, Jaupi tha se janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor. Ai nënvizoi se janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve. “Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja. Gjithashtu, është dërguar lista me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor”, nënvizoi Jaupi. atsh
Masat e policisë:Të angazhuar 7530 punonjës
RELATED ARTICLES