Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMasat e marra nga vendet europiane për kursimin e energjisë

Masat e marra nga vendet europiane për kursimin e energjisë

Fikja e dritave, ulja e termostateve, vendosja e sensorëve të lëvizjes… këto janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveritë e vendeve të Europës Qendrore me synimin për të kursyer energjinë, si pjesë e përpjekjes për uljen e kostove të energjisë dhe përballimin e shkurtimeve në dërgesat e gazit natyror nga Rusia. Evropa Qendrore është e ndjeshme ndaj këtij konfrontimi perëndimor me Moskën, pasi disa vende janë shumë të varura nga gazi natyror rus. Në të njëjtën kohë, rritja e çmimeve të energjisë po shkakton dhimbje koke në të gjithë Kontinentin e Vjetër. Qeveria çeke njoftoi sot se po heq gjysmën e llambave në zyrat qeveritare dhe do të zëvendësojë pjesën tjetër me LED që përdorin më pak energji elektrike. Gjithashtu janë instaluar sensorë lëvizjeje për të zbehur ndriçimin në korridore. Në Hungari, qeveria udhëzoi institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike që të ulin konsumin e gazit natyror me 25% krahasuar me një vit më parë, duke përjashtuar spitalet dhe shërbimet sociale. Në Rumani, dritat po errësohen në parlament, i njohur gjithashtu si Pallati i Popullit, ndërtesa e dytë më e madhe në botë pas Pentagonit të SHBA. Ndriçimi i jashtëm është përgjysmuar dhe prozhektorët do të ndizen vetëm për dy orë çdo natë. Në Poloni, qeveria u kërkoi agjencive të saj të ulin konsumin e energjisë elektrike me 10%. Punonjësve u kërkohet të printojnë vetëm dokumente absolutisht të nevojshme, të shkëputin karikuesit kur nuk janë në përdorim dhe të mbyllin kompjuterët kur largohen. Në Ministrinë e Financave, shatërvani u mbyll dhe ndriçimi i jashtëm i ndërtesës u kufizua në dy orë në fundjavë. Varshava po zëvendëson gjithashtu rreth 38,000 llamba rrugore me LED. Në Sllovaki, universitetet kanë paralajmëruar se do të përdorin mësimin në distancë nëse qeveria nuk rrit fondet për ngrohjen deri në mes të nëntorit. Në Republikën Çeke, një sondazh me rreth 500 klube sportive tregoi se 61% e atyre që përdorin ambiente të brendshme (si pishina, shesh patinazhi, palestra) po përballen me probleme të mëdha, pasi kostot e tyre të energjisë tashmë janë rritur me 135%./https://lajme.rtsh.al/artikull/nga-fikja-e-dritave-te-ulja-e-termostateve-masat-e-marra-nga-vendet-europiane-per-kursimin-e-energjise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments