Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMasa për ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimit të energjisë

Masa për ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimit të energjisë

Qeveria gjermane po shqyrton masat që synojnë ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimit të energjisë. “Rritjet e çmimeve do të ndalohen deri në fund të vitit 2023, vetëm në rast se furnizuesi mund të provojë se rritja është e justifikuar objektivisht”, sipas rregullave të frenimit të rritjes së çmimeve. Një justifikim, për shembull, mund të rezultojë nga zhvillimet e çmimeve dhe kostove të bazuara në treg. Shfrytëzimi abuziv i rregulloreve duhet të parandalohet për të lehtësuar klientët fundorë. Kontrolli i abuzimeve shërben për të parandaluar rritjet e pajustifikuara të çmimeve, veçanërisht ato që nuk mund të justifikohen me rritjen e kostove të prokurimit. “Kjo nuk do të thotë se çdo rritje çmimi është automatikisht e paligjshme, por ato që janë abuzive dhe të pajustifikuara”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë.https://ata.gov.al/2022/12/03/gjermani-masa-per-ndalimin-e-rritjes-se-pajustifikuar-te-cmimit-te-energjise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments