Bashkia Lezhë, bazuar në hartën e stacioneve të plazheve ka kryer evidentimin e stacioneve të plazheve publike në territorin e saj.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë marrë masa për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje, me qëllim garantimin e aksesit të lirë për qytetarët.
Gjithashtu, strukturat akomoduese janë njoftuar për mundësinë e zgjidhjes së kontratës trepalëshe, në rastet kur nuk respektohen kushtet për mirëmbajtjen e stacionit të plazhit.
Bashkia Lezhë shpreh angazhimin për të siguruar një sezon turistik të rregullt, të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.