Nisja e vitit shkollor lidh një buqetë të re shpresash, përgjegjësish dhe mundësish për të bërë më të mirën për ata, të cilët janë më të çmuarit për Policinë e Shtetit. “Këtë vit Paketa e Sigurisë në Shkolla, do të garantojë planëzim më efektiv të punonjësve të Policisë, pranë shkollave, masa parandaluese dhe ndërhyrje profesionale, në kohë, si dhe do të mundësojë që secili nxënës ta shohë punonjësin e Policisë, si mikun e tij më të besueshëm”, theksoi në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit. Gjithashtu, Policia e Shtetit uron mbarësi për stafet akademike dhe prindërit që janë të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm. “Nëpërmjet mbështetjes dhe besimit tuaj, të nxënësve dhe gjimnazistëve, Policia e Shtetit do të sigurojë që krimi të mos depërtojë në shkolla dhe ato të jenë tempuj të pacenuar të dijes dhe edukimit”, thuhet në njoftim. Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar ka nisur sot viti i ri shkollor 2023-2024.
Masa parandaluese dhe ndërhyrje profesionale për sigurinë në shkolla
RELATED ARTICLES