Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEMasa nxitëse për rritjen e dhurimeve vullnetare të gjakut

Masa nxitëse për rritjen e dhurimeve vullnetare të gjakut

Këshilli i Ministrave vendosi sot që të gjithë punonjësit e administratës shtetërore që janë dhe do të jenë pjesë e dhurimit vullnetar të gjakut jo vetëm ditën që dhurojnë gjak të jenë pushim, por edhe ditën e nesërme. Në një komunikim me mediet pas mbledhjes së qeverisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se ata dhurues që do të jenë pjesë e rrjetit të dhuruesve, të cilët do të dhurojnë gjakun minimalisht tre herë në vit do të kenë mundësi që sipas një kalendari të ministrive respektive, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes të kenë mundësi të pushojnë në shtëpitë e pushimit të këtyre ministrive, 7 ditë përgjatë një kalendari i cili do të organizohet nga institucionet që do të merren me këtë veprimtari”. Sipas Manastirliut, është një nismë shumë e mirë dhe që do të rrisë dhurimet vullnetare të gjakut dhe do të ketë angazhim më të madh të punonjësve për t’u bërë pjesë aktive e kësaj fushate. Manastirliu u shpreh se “kemi marrë përgjatë gjithë këtyre viteve një angazhim shembullor të të gjithë strukturave, institucioneve tona, të të gjithë atyre që kanë pasur vullnetin për të dhuruar gjak në periudha të caktuara të vitit”. “Tashmë kemi vendosur të kemi të konsoliduar një kalendar të organizuar nga qendra kombëtare e dhurimit të gjakut dhe gjithashtu nga institucionet e administratës shtetërore. Për ata të cilët do të dhurojnë vullnetarisht gjakun do të ketë disa përfitime, që vijnë edhe në zbatim të ligjit, por gjithashtu edhe si një promovim i mëtejshëm i këtij akti që është jo vetëm një akt human, por edhe një përgjegjësi qytetare”, tha Manastirliu. Shqipëria ka bërë përpjekje në sajë edhe të një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke shkuar nga 11 dhurime për 1 mijë banorë, jemi në 12.2 dhurime për 1 mijë banorë. Objektivi i Ministrisë është që të kryhen 20 dhurime për 1 mijë banorë.http://ata.gov.al/2022/07/29/manastirliu-masa-nxitese-per-rritjen-e-dhurimeve-vullnetare-te-gjakut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments